Barcelona do ta shesë Frenkie de Jongun për të marrë fonde, ka shkruar të shtunën gazeta spanjolle “Sport”.
Me shumë mundësi, De Jongu mund të përfundojë te Manchester Unitedi, që po e kërkon mesfushorin për një kohë të gjatë.
Unitedi në fakt nuk arriti që ta bindë futbollistin të transferohet në verë.
Bashkë me De Jongun, nga skuadra pritet të largohen edhe Gerard Pique dhe Jordi Alba.
25-vjeçari De Jong e ka një gol të shënuar në 10 paraqitje këtë sezon.