Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Lucasin

Skuadra e Barcelonas ka shprehur interesim për mbrojtësin e Bayernit, francezin Lucas Hernandez.

Sajti “Sport” raportoi të mërkurën se trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, e sheh Lucasin si përforcim të rëndësishëm për repartin e mbrojtjes në sezonin e ri.

Krerët e ekipit spanjoll pritet së shpejti ta kontaktojnë Bayernin, ekip me të cilin Lucasi ka kontratë deri në vitin 2024.

26-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Atletico Madridi dhe me bavarezët ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë edicion, Lucas ka 32 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin dhe dy asistime.