Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Firminon

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi. Sipas “El Nacional”, drejtuesit e klubit kanë shprehur interesim për sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino.

Krerët e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin 30-vjeçarin, nëse marrin një ofertë mbi 20 milionë euro.

Firmino i ka kaluar shtatë vjetët e fundit në Anfield, por kohët e fundit ka humbur vendin e tij në formacionin titullar, me Diego Jotan që po luan më shumë.

Braziliani ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.