Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për dy lojtarë të Atletico Madridit. Bëhet fjalë për sulmuesin Joao Felix dhe mesfushorin Saul Niguez ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Marca”.
Bëhet e ditur se Barcelona po e sheh Felixin dhe Saulin, të cilët pritet të largohen nga Atletico, si përforcime të duhura për sezonin e ardhshme.
Madje, për të krijuar fonde për transferimin e tyre tashmë Barça ka nxjerrë në shitje Antoine Griezmannin e Philippe Coutinhon. Si Felixi ashtu edhe Sauli kanë kontrata me Atleticon deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm