Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mbetet e interesuar për Felixin

Barcelona mbetet e interesuar për Felixin

Skuadra e Barcelonës nuk ka hequr dorë nga portugezi Joao Felix, të cilin po e monitoron tashmë një kohë të gjatë.

Sajti spanjoll “Sport” ka njoftuar të martën se Barça do të përpiqet këtë verë që ta transferojë Felixin nga Atletico Madridi. Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez është adhurues i madh i Felixit, i cili ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.

Barcelona do të tentojë ta bindë Atleticon në shitjen e 22-vjeçarit duke e përfshirë në ofertë Antoine Griezmannin, i cili është i huazuar tek ekipi i Diego Simeones.

Felix ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 33 ndeshje për Atleticon. Ai është pjesë e Atleticos prej 2019 kur iu bashkua nga Benfica.

Artikuj të ngjashëm