Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Destin

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Nelson Semedos. Klubi kampion i Spanjës planifikon ta transferojë Sergino Destin nga Ajaxi, në rast e sheh Nelson Semedon te Juventusi, shkruan “Mundo Deportivo”.

Por, te Barcelona ende nuk po mendojnë të bëjnë ofertë për 19-vjeçarin. Do të përcjellin mbrojtësin anësor të Ajaxit dhe do të bëjnë ofertë për të vetëm nëse largohet Semedo.

Dest këtë stinor i ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar dy gola dhe i ka asistuar gjashtë tjerë.