Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dest drejt Juventusit në janar

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Sergino Dest do të jetë përforcimi i parë i Juventusit në miniafatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Calciomercato” të martën.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Destit në fillim të vitit të ardhshëm.

Dest këtë verë ka refuzuar të largohet nga Barcelona dhe klubi spanjoll ka vendosur ta mbajë në radhët e veta për pjesë e parë të këtij sezoni.

Juventusi do ta huazojë Destin për gjashtë muaj me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

21-vjeçari te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm