Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta më në fund i ka ofruar Lionel Messit kontratën e re për të vazhduar qëndrimin e tij në “Camp Nou” kanë njoftuar mediumet spanjolle të premten. Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka dhënë një sinjal për të ardhmen e tij.
Mirëpo, presidenti Laporta është i bindur se argjentinasi do të mbetet pjesë e klubit edhe përtej sezonit aktual. Detajet e kontratës nuk janë publikuar por thuhet se Laporta është optimist se Messi do ta firmos atë para përfundimit të këtij edicioni. Gjithashtu, Laporta i ka premtuar Messit edhe përforcime për sezonin e ardhshëm, duke përmendur transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Messi 33-vjeçar këtë sezon ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 13 asistime në 39 paraqitje për Barçën në të gjitha garat.