Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona i ofron Messit kontratë trevjeçare

Lionel Messi së shpejti pritet ta ketë në tavolinë kontratën e re nga Barcelona.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se krerët e Barcelonës tashmë kanë bërë gati kontratën trivjeçare për Messin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Joan Laporta beson se do ta bindë Messin për ta firmosur kontratën dhe për të mbetur pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024.

Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe mund të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni nëse nuk pranon kushtet e Barçës.

Argjentinasi 33-vjeçar, është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 2005 kurse këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar 14 herë në 41 paraqitje.