Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça pret që Messi të vazhdojë kontratën për dy vjet

Barcelona është duke shtuar përpjekjet që ta bindë Lionel Messin të nënshkruajë kontratën e re, raporton BBC.

Kontrata e argjentinasit te Barça përfundon edhe katër ditë, ndërsa klubi nga Katalonja është i bindur se ai do të nënshkruajë kontratë për dy vjet.

Siç ishte raportuar më herët, 33-vjeçari s’e ka prioritet pagën. Ai ka kërkuar nga Barcelona që të sigurojë ekip garues në kërkim të titujve të mëdhenj.