Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona hyn në garë për Van de Beekun

Situata e Donny van de Beekut te Manchester Unitedi nuk është aspak e mirë dhe lojtari me shumë mundësi do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në janar, pasi dëshiron të luajë rregullisht.

24-vjeçari, i cili u transferua para një viti në “Old Trafford” nga Ajaxi, nuk po arrin të shkëlqejë. Holandezi duket se nuk është përshtatur në Angli dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer.

Menaxheri i lojtarit thuhet se është duke kërkuar skuadër për mesfushorin.

Së fundmi në garë ka hyrë edhe Barcelona. Klubi spanjoll po tenton ta bindë lojtarin të transferohet në La Liga.