Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e regjistron Alvesin

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se ka arritur ta regjistrojë mbrojtësin e krahut të djathtë, brazilianin Dani Alves.

Barça në njoftim ka thënë se tani Alves ka të drejtë loje dhe se pritet të debutojë sonte në ndeshjen e Kupës, që Barcelona e luan kundër ekipit Linares.

Në fakt, Alves ishte përfshirë në ekip për këtë duel por nuk ishte i sigurt se do të luante për shkak se nuk ishte i regjistruar.

Megjithatë, Alves tani do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez. Alves iu bashkua Barcelonës muajin e shkuar si lojtar i lirë.

Ndërkohë, pas regjistrimit të Alvesit, te Barcelona po punojnë për ta regjistruar edhe Ferran Torresin, të cilin e transferuan ditë më parë nga Manchester City.