Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e gatshme të ofrojë 120 milionë euro për Coutinhon

Barcelona është e gatshme të paguajë 120 milionë euro për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Sipas burimeve të “SkySports”, braziliani mbetet caku numër një i Barcelonës pas largimit të Neymarit në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Thuhet se zyrtarët e Barcelonës kanë nisur diskutimet për transferimin e Coutinhos, ndërsa po përpiqen të sigurojnë shërbimet edhe të Ousmane Dembeles të Borussia Dortmundit.