Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e do me çdo kusht de Jongun

Barcelona do të bëjë edhe një goditje deri në fund të merkatos.

Sipas “Sport”, katalunasit janë të interesuar për mesfushorin e Ajaxit, Frenkie de Jong.

21-vjeçari kërkohet me çdo kusht nga trajneri Ernesto Valverde, për të forcuar mesfushën e Barçës.

Ajaxi ka bërë të ditur që nuk pranon oferta nën 44 milionë sterlina.

Drejtuesit e Barçës do të nisin ofertën drejt Amsterdamit gjatë kësaj jave.