Braziliani Dani Alves po i shqyrton ofertat që i kanë ardhur së fundmi nga ish-skuadra e tij Barcelona dhe nga Atletico Madridi.
“UOL Esporte” e Brazilit shkruan se Alves ka një numër të madh të ofertave në tavolinë për sezonin e ri, pasi është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me gjigantin francez, Paris Saint-Germain, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlves ka nënvizuar se nuk do të marrë vendim për të ardhmen e tij deri në përfundim të Kupës së Amerikës.
Alves i fitoi gjashtë kampionate me Barcelonën si dhe katër Liga të Kampionëve, dhe në moshën 36-vjeçare, ende kërkohet nga trajneri Ernesto Valverde.
Atletico, nga ana tjetër, është pa mbrojtës të djathtë pas largimit të Lucas Hernandezit dhe Juanfranit.