Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona do të hetojë pretendimet për fyerje raciste ndaj Viniciusit

Vinicius Jr

Barcelona ka thënë se do të hetojë pretendimet se ka pasur fyerje raciste ndaj sulmuesit brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr, gjatë ndeshjes të së shtunës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Real Madridi triumfoi 2:1 në udhëtim, falë dy golave të Jude Bellinghamit.

Fyerjet raciste ndaj Viniciusit pretendohet se ndodhën kur po zëvendësohej në minutat shtesë.

La Liga po ashtu ka thënë se do të hetojë rastin.