Real Madridi ka dorëzuar ankesë ndaj gjyqtarit që mor përgjegjësinë për ndeshjen e e së shtunës ndaj Atletico Madridit, duke e akuzuar se në raportin e ndeshjes s’i ka përfshirë “thirrjet raciste dhe shqetësuese”.
Ekipi spanjoll ka thënë se futbollisti Vinicius është sulmuar në baza raciste nga tifozë vendas, derisa ka shtuar se kërkon “të merren masa të nevojshme” për të “çrrënjosur abuzimin”.
“Gjyqtari qëllimisht i hoqi ofendimet dhe thirrjet shqetësuese të drejtuara në mënyrë të përsëritur nda lojtarit tonë Vinicius Jr, pavarësisht se këto ishin vënë në dukje me këmbëngulje nga lojtarët tanë, pikërisht në momentin kur ato po bëheshin”, thuhet në reagimin e Real Madridit.
Skuadra i ka dënuar sulmet raciste ndaj 23-vjeçarit.
Real Madridi triumfoi të shtunën me rezultat 4:2.
-
Viniciusi kërkon falje, por rrezikon të mbetet jashtë “El Clasicos”
-
Real Madridi lëshon komunikatë për rastin e Viniciusit
-
Ankesë e re, Reali publikon video për gjyqtarin e “El Clasicos”
-
Reali do të ankohet për kartonin e kuq të Viniciusit
-
Barcelona do të hetojë pretendimet për fyerje raciste ndaj Viniciusit