Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali do të ankohet për kartonin e kuq të Viniciusit

vini

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra do të ankohet për kartonin e kuq të Vinicius Juniorit, pasi braziliani ishte përjashtuar nga loja të premten mbrëma, në fitoren ndaj Valencias.

Madrilenët ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të në La Liga, e fituan me shumë mund 2:1 ndaj Valencias në udhëtim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores madje e shënuan në minutën e 95-të, nëpërmjet Jude Bellinghamit.

Sulmuesi i krahut, braziliani Vinicius, u përjashtua nga loja në minutën e 79-të.

Ai e shtyu portierin Stole Dimitrievski, ndërsa kartoni i kuq u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

“Ne do të ankohemi. Ne mendojmë se nuk ishte për karton të kuq. Aty duhej të ndëshkoheshin të dy me kartonë të verdhë”, ka thënë Ancelotti të premten pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

Pas 19 ndeshjeve, Real Madridi ka 43 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që e ka një ndeshje më pak të luajtur.