Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

UEFA nis hetimet për rastin e Viniciusit

Vinicius Jr

UEFA do të nis hetimet për pretendimet se Vinicius Junior i Real Madridit është fyer në baza racore në ndeshjen ndaj Benficas. 

Viniciusi realizoi gol të mrekullueshëm në fitoren 1:0 të martën mbrëma në Lisbonë, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Championsit. 

Por, fitorja e Real Madridit u la nën hije pas akuzimeve të sulmuesit brazilian se u fye në baza racore nga Gianluca Prestianni i Benficas. 

Prestianni mund të dënohet me 10 ndeshje nëse shpallet fajtor për fyere racore, sipas kodit disiplinor të UEFA-s. 

Trupi qeverisës i futbollit evropian ka bërë të ditur të mërkurën se do të bëj hetim të veçantë dhe është në mbledhje të evidencave. 

Edhe Çka është rregulli “Vinicius Junior” dhe kur do të prezantohet në futboll? Futboll Çka është rregulli “Vinicius Junior” dhe kur do të prezantohet në futboll?

“Inspektori Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje diskriminuese gjatë ndeshjes së plejofit të fazës nokaut ndërmjet Benficas dhe Real Madridit. Informatat e mëtejme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, ka shkruar UEFA të mërkurën. 

Ndeshja kthyese do të luhet të mërkurën e ardhshme.