Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona dënohet me vetëm 300 euro për transferimin e Griezmannit

Barcelona është gjobitur me vetëm 300 euro nga Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) për veprimet e tyre në transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Atletico pretendon se Barcelona ka arritur një marrëveshje për ta transferuar Griezmannin kur klauzola e tij ishte 200 milionë euro.

Griezmann ka kompletuar transferimin e tij në Camp Nou, duke paguar 120 milionë euro klauzolë, transmeton koha.net.

Ndërsa tani, Barcelona është sanksionuar nga RFEF me një gjobë prej 300 euro, për thyerje të rregullave të transferimit.

Atletico thotë se ka humbur 80 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Lexoni edhe: Griezmann deklaron se do të paguajë vetë klauzolën 120 milonë euro Atletico Madridit