Barcelona beson se Atletico Madridi qëllimisht po e lë në bankën rezervë sulmuesin Antoine Griezmann, për t’iu shmangur pagesës që klubi madrilen do të duhej ta bënte për skuadrën nga Katalonja.
Atletico do të duhej t’i paguante Barcelonës 33.8 milionë funte nëse francezi do të luante si titullar në 50% të ndeshjeve të tyre, ka shkruar të mërkurën mediumi britanik “Daily Mail”.
Griezmanni e kompletoi rikthimin befasues tek Atletico si i huazuar nga Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.
Atletico dhe Barcelona është thënë se kanë opsionin e vazhdimit të huazimit edhe për një sezon tjetër.