Sport

Griezmann deklaron se do të paguajë vetë klauzolën 120 milonë euro Atletico Madridit

Descriptive Text

Raportet mes Atletico Madrid dhe Antoine Griezmann rrezikojnë të mbyllen në mënyrën më të keqe të mundshme.

Klubi madrilen reagoi ashpër kundër futbollistit dhe Barcelonës ku do të transferohet sulmuesi për akordin e arritur mes tyre në mes të kampionatit duke i kërkuar Griezmannit që të grumbullohet me ekipin.

Por francezi nuk ka ndërmend t’i bindet këtij urdhri madje i ka komunikuar Atletico Madrid se do të paguajë ai vetë klauzolën prej 120 milionë Eurosh të kontratës së tij duke fituar më shumë kohë për transferimin e tij, transmeton tch.

Sigurisht në të vërtetë do të jetë Barcelona ajo që do të paguajë klauzolën e kontratës së Griezman, veprim që ajo pritet ta kryejë brenda pak ditësh edhe pse ka kohë deri në fund të muajit korrik.