Barcelona po shpreson të zyrtarizojë transferimin e sulmuesit francez Antoine Griezmann të premten.
Skuadra katalonjase po planifikon zyrtarizimin të premten nëse çdo gjë shkon sipas planit, raportoi "Mundo Deportivo" të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGriezmann duhet të paguajë 120 milionë euro, sa figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me Atletico Madridin, për të shkëputur kontratën me skuadrën madrilene, transmeton Koha Ditore.
Raportohet se në selinë e La Ligas nuk do të jenë delegatë të asnjërës skuadër, por thjesht një jurist në emër të Griezmannit për të paguar shifrën.
Barcelona nuk do të bëjë zyrtarizimin derisa në zyrën e La Ligas konfirmohet se çdo gjë është në rregull.
Griezmann ndërkohë pritet të udhëtojë në Barcelonë dhe të firmosë kontratë pesëvjeçare.