Barcelona ka reaguar pas raportimit të mërkurën se ekipi është nën hetime për pagesën e 1.4 milionë eurove për zëvendëspresidentin e Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës. “Cadena SER” ka shkruar se klubi e ka paguar një kompani ku pronar është Jose Maria Enriquez Negreir, i cili ishte zëvendëspresident i Komitetit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Spanjës, nga viti 1994 deri në vitin 2018.
Gjiganti nga Katalonja thuhet se ka paguar kompaninë e Negreirit, DASNIL 95 SL, një total prej 1 milionë e 392 mijë e 680 eurosh përgjatë tri sezoneve, nga viti 2016 deri në vitin 2018. Pagesat e Barcelonës janë ndalur në qershor të vitit 2018. Kjo ka bërë që të dyshohet të ketë lidhje me largimin e Negreirit nga Komiteti i Gjyqtarëve. Tashmë kanë nisur hetimet nga Zyra e Prokurorit.
Negreir u ka thënë hetuesve se ai nuk ka favorizuar Barcelonën në vendimet e gjyqtarëve.
“Barcelona ndien keqardhje që ky informacion është lëshuar pikërisht në kohën kur ekipi e ka kapur formën më të mirë të sezonit. Barcelona do të marrë masa legale ndaj atyre që provojnë ta prishin imazhin e klubit me insinuata të mundshme kundër reputacionit të saj”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Barcelonës.
-
Laporta akuzohet për ryshfet në çështjen Negreira
-
Policia spanjolle bastis federatën shkaku i Barcelonës, që po akuzohet për ryshfet
-
Gjykata spanjolle paralajmëron se Barça mund të ketë përfituar nga ndihma e gjyqtarëve
-
Barcelonës i lejohet pjesëmarrja në “Champions”
-
UEFA do ta hetojë Barcelonën për pagesat e arbitrave