Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça po planifikon kontrata të reja për Gavin dhe Araujon

Barcelona po planifikon t’u ofrojë kontrata të reja dy futbollistëve, Gavit dhe Ronald Araujos, raporton ESPN.

Të dy lojtarëve u skadojnë kontratat në verën e vitit 2023. Për ta ka interesime nga klubet e mëdha evropiane.

Spanjolli Gavi dhe uruguaiani Araujo dëshirojnë të qëndrojnë te Barcelona, por duam kushte më të mira dhe kërkojnë që të vlerësohen drejt.

17-vjeçari Gavi ka pasur 28 paraqitjet këtë sezon. Ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe tri asistime.

Ndërkaq Araujo 22-vjeçar, ka shënuar tre gola në 26 ndeshje