Ernesto Valverde ka thënë se të gjithë te Barcelona janë duke punuar fort që të nxjerrin më të mirën nga francezi problematik, Ousmane Dembele.
21-vjeçarit, që u transferua te Barça nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro në verën e vitit 2017, i është vënë në dyshim profesionalizmi pasi shpesh ka dështuar të shkojë me kohë në stërvitje pasi ka qëndruar gjithë natën duke luajtur videolojëra.
Dembele nuk ka luajtur nga fillimi i takimit që prej barazimit 1 me 1 me Atheltic Bilbaon më 29 shtator dhe me gjasë do të jetë në mesin e zëvendësuesve në derbin kundër Atletico Madridit të shtunën.
Përkundër problemeve, Dembele ka besimin dhe përkrahjen e menaxherit të tij.
“Është anëtar i ekipit tim dhe ne po tentojmë që të nxjerrim më të mirën nga ai”, ka thënë Valverde.
Edhe
Barça po shqetësohet për Dembelen
“Duam që ai ta vendos talentin në fushë. Sezonin e kaluar mungoi shkaku i lëndimeve, por ky lloj i lojtarit, me talentin që ka, është vështirë të gjendet”, ka shtuar trajneri spanjoll.
“Ka presion te secili lojtar dhe ai e ka të vështirë të gjejë një vend në ekip”.