Barcelona është takuar me përfaqësues të Stuttgartit për mbrojtësin francez Benjamin Pavard, shkruan Gianluca Di Marzio.
22-vjeçari ka qenë pjesë e pandashme e Francës, skuadër kjo që e fitoi Kupën e Botës në verën që lamë pas, madje realizoi një supergol kundër Argjentinës.
Napoli dhe Bayern Munichu kanë qenë tejet të interesuar për të, gjithashtu, por ka qenë Barcelona që e ka fituar konkurrencën.
Stuttgarti nuk po kalon formë të mirë në Bundesligë këtë sezon dhe Pavardi që është përdorur në sistemin me tre mbrojtës, pritet të largohet nga klubi.
Ai iu bashkua gjermanëve në verën e vitit 2016 nga Lille.