Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça “mposht” Realin për shërbimet e Rocas

Barcelona ka hyrë në garë me Real Madridin për shërbimet e mesfushorit të Espanyolit, Marc Roca.

Sipas “Don Balonit”, të dy skuadrat dëshirojnë ta transferojnë 23-vjeçarin më 2020, por klubi katalonjas është i gatshëm të ofrojë rritje page për lojtarin për të mposhtur rivalët në këtë garë.

Roca ka pasur 18 paraqitje në La Ligë këtë edicion, duke shënuar dy gola.