Drejtori sportiv i Barcelons, Robert Fernandez, raportohet se ka shikuar nga afër ndeshjen mes Chelseat dhe West Hamit të hënën për të monitoruar tre futbollistë të liderit të Premier Ligës.
Sipas “Marca”, Fernandez shikoi tre futbollistë të cilët synon t’i transferojë gjatë verës.
Gazeta spanjolle raporton se Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso dhe Nemanja Matiq morën vëmendjen e Fernandezit.
Ai po ashtu thuhet se ka vëzhguar nga afër edhe mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, në ndeshjen me Bayernin në “Champions”.