Barcelona e ka përfshirë Hector Bellerinin dhe Marcos Alonson në skuadër për ndeshjen ndaj Cadizit të shtunën mbrëma, nga ora 18:30.
“Blaugrana” po synon që ta mbajë serinë si e pamposhtur në këtë fillim të edicionit në La Liga, ndërsa në afatin kalimtar të verës ka bërë shumë lëvizje.
Xavi kishte kërkuar dy futbollistë të krahut, ndërsa zyrtarizimi i tyre u bë në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Barcelona ka 10 pikë nga katër ndeshjet e para në ligë.