Kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, synon fitoren e dytë rresht në La Liga. Pas triumfit javën e shkuar ndaj Cadizit, Barcelona në kuadër të xhiros së tretë do të luajë në udhëtim te Villarreali.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 17:30 dhe Barça është e vendosur ta vazhdojë me fitore. Aktualisht, Barcelona ka katër pikë të tubuara deri më tani, ndërsa ndaj Villarrealit do t’i ketë dy mungesa të rëndësishme.
Mesfushori Pedri dhe mbrojtësi Ronald Araujo, mungojnë për shkak të lëndimit. Në anën tjetër, Villarreali ka një fitore dhe një humbje, ndërsa përball Barcelonës do të mundohet ta shmang humbjen e dytë në shtëpi këtë edicion. Në xhiron e parë, Villarreali pësoi nga Real Betisi.
Betiti të dielën prej orës 21:30 do të përballet në udhëtim me skuadrën e Athletic Bilbaos. Të shtunën në kuadër të xhiros së tretë, do të luhen tri ndeshje, ndërsa Mallorca e Vedat Muriqin synon fitoren e parë ndaj Granadas.
Mallorca që ka vetëm një pikë deri më tani, do të jetë mysafire e Granadas prej orës 19:30. Me duelin mes Rayo Vallecanos dhe Atletico Madridit, që luhet të hënën prej orës 21:30, do të mbyllet xhiroja e dytë e kampionatit spanjoll.