Barcelona po planifikon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas “Mundo Deportivo” drejtuesit e klubit spanjoll janë duke e monitoruar dyshen e Chelseat, Christian Pulisiq dhe Cesar Azpilicueta.
Mesfushori Pulisiq ka humbur vendin e titullarit te londinezët dhe mund të largohet shkaku i minutazhës. Mesfushori amerikan ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024.
Mbrojtësi i krahut djathtë, Azpilicueta, është në vitin e fundit të kontratës. Spanjolli nuk ka nisur ende bisedimet për vazhdimin e saj.