Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ka nisur negociatat me Gavin për rinovimin e kontratës

Drejtuesit e Barcelonës i kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e mesfushorit Gavi për rinovimin e kontratës. Te Barcelona po duan ta mbajnë Gavin në “Camp Nou”, pasi 17-vjeçari tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave tjera të mëdha të Evropës.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 kurse Barcelona ia ka ofruar rinovimin deri në vitin 2026.

Gjithashtu, te Barcelona po duan që në kontratën e re të Gavit, të përfshihet edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 500 milionë eurosh. Gavi këtë sezon ka debutuar me ekipin e parë të Barçës dhe deri më tani ka 16 paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat. Ai ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Spanjës muajin e shkuar dhe ka katër ndeshje të luajtura deri më tani.