Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça e Reali me ndeshje të lehta

FC Barcelona

Barcelona do të mundohet që ta rritë diferencën e pikëve në krye të La Ligës, kur luan në udhëtim te skuadra e vendit të fundit, Elche, të shtunën nga ora 21:00.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 27-të të elitës së futbollit spanjoll.

Barcelona në vendin e parë ka 68 pikë, 12 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Kundërshtari i Barçës, Elche, ka 13 pikë në vendin e fundit dhe është në prag të rënies nga rangu më i lartë.

Elche ka 14 pikë prapa skuadrës së vendit të 17-të, Espanyolit. Kjo pozitë siguron mbetjen në ligë. Pra vetëm nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme Elche do t’i shpëtonte rënies nga liga.

Edhe Barça në kërkim të fitores, Reali synon ecurinë pozitive Futboll 8 muaj më parë Barça në kërkim të fitores, Reali synon ecurinë pozitive

Barcelona ishte duke humbur në ndeshjen e fundit nga Real Madridi pas autogolit të Ronald Araujos, por më pas Sergi Roberto dhe Franck Kessie ia dhuruan fitoren skuadrës që drejtohet nga Xavi Hernandez.

Forma e “blaugranas” ka qenë e shkëlqyer këtë sezon.

Barça ka fituar 22 ndeshje, ka dy barazime dhe dy ndeshje i ka humbur.

Ka shënuar 49 gola, ndërsa ka pësuar vetëm nëntë. I është afruar shumë titullit të kampionit në La Liga.

Megjithatë, lojtarët e Xavit kanë pasur momente dëshpëruese në Evropë.

Edhe Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës Futboll 2 muaj më parë Real Madridi me “100 telashe” shpreson ta shtyjë festën e Barcelonës

Fillimisht u eliminuan nga Liga e Kampionëve e më pas edhe nga Liga e Evropës.

Barcelona është në kërkim të triumfit në ligë dhe në Kupën e Mbretit.

Në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, Barcelona do të jetë nikoqire e madrilenëve javën tjetër. Ka epërsi 1:0 nga ndeshja e parë në “Bernabeu”.

Barcelona i ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në La Liga kundër Elches dhe nuk pritet të ketë problem as në këtë ballafaqim.

Ndeshje të lehtë në letër do të ketë edhe Real Madridi, që të dielën nga ora 16:15 e pret skuadrën e Valladolidit.

Edhe Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos” Futboll 2 muaj më parë Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos”

Valladolidi po lufton për mbetje në elitën e futbollit spanjoll.

Ka 28 pikë, vetëm dy më shumë se skuadra e vendit të 18-të, Valencia, dhe e ajo e vendit të 19-të, Almeria.