Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 100 milionë euro për mbrojtësin e Leipzigut, Dayot Upamecano, sipas “Telefoot”.
Upamecano është shndërruar në mbrojtësin kryesor të ekipit të Bundesligës këtë sezon dhe katalonasit e shohin si zëvendësues të 31-vjeçarit Gerard Pique.
Manchester Unitedi, Bayerni, Arsenali dhe Milani po e përcjellin nga afër francezin 19-vjeçar.