Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça do ta “blindojë” Gavin me kontratë të re

Te Barcelona po e shohin mesfushorin Gavi si të ardhmen e klubit dhe për këtë arsye po duan ta “blindojnë” me një kontratë të re.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të premten se te Barcelona kanë përgatitur kontratën, që do ta mbajë Gavin deri në verën e vitit 2026 në “Camp Nou”. Po ashtu, në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë e lartë lirimi për të trembur interesimin e skuadrave tjera për 17-vjeçarin.

Gavi këtë edicion është promovuar në ekipin e parë te Barcelonës dhe deri më tani ka katër paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023. Gjithashtu, Gavi muajin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Spanjës dhe deri më tani i ka tri ndeshje të luajtura.