Barcelona raportohet se planifikon të transferojë Angel Di Marian nga Paris Saint-Germain si zëvendësues për Arda Turanin.
Sipas raportimit nga “Mundo Deportivo”, gjiganti katalonas dëshiron largimin e turkut gjatë verës, pavarësisht se ai ka deklaruar se është i lumtur në Camp Nou.
Sipas gazetës spanjolle, Di Maria është futbollisti i preferuar nga kryesia e Barçës, dy vjet pasi kishte refuzuar kalimin në këtë klub dhe kishte vendosur të vazhdonte karrierën te kampioni francez.
Në anën tjetër, Turani mësohet se është cak i disa klubeve kineze.