Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça dëshiron shitjen e Turanit te Galatasaray

Barcelona raportohet se dëshiron shitjen e Arda Turanit te Galatasaray gjatë javës së ardhshme.

Sipas Mundo Deportivo, një javë është kohë e mjaftueshme për Ardan që të rikthehet në vendlindje pasi në Turqi afati kalimtar nuk mbyllet deri të premten e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta spanjolle sqaron se Galata që prej muajit korrik është duke punuar në transferimin e 30-vjeçarit.

Mesfushori pritet të largohet në formë huazimi pasi klubi nga Stambolli nuk dëshiron të paguajë pagën e majme të tij.

Barça raportohet se do të jetë e kënaqur me huazimin e tij, pasi nëse tregon formë të mirë, Turani do të mund të shitej në një çmim më të mirë.