Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan në muajin janar do të largohet nga “Camp Nou”.
Sipas mediave spanjolle, agjenti i lojtarit, Ahmet Bulut ka thënë se ai është duke kërkuar klub të ri për klientin e tij, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBulut thotë se, “është në bisedime më disa klube evropiane për Turanin”. Ndryshe turku prej kohësh është duke u monitoruar nga ish-klubi i tij, Galatasaray, por interesim për Turan ka shprehur edhe klubi francez, Monaco.
Ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Ernesto Valverdes, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg “Camp Nou”.