Krerët e Barcelonës kanë vendosur që t’i nxjerrin në shitje tre futbollistë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet spanjolle kanë raportuar, se Barça tashmë do të largojë nga "Camp Nou" mesfushorin Arda Turan, sulmuesin Paco Alcacer dhe mbrojtësin Thomas Vermaelen, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTuran dhe Vermaelen këtë edicion nuk e kanë zhvilluar asnjë paraqitje për Barçën, derisa Alcacer ka vetëm tri paraqitje.
Për turkun Arda, Barcelona tashmë ka marrë oferta nga Galatasaray dhe Arsenali, kurse për Vermaelenin e Alcacerin po kërkon blerës. Vermaelen edicionin e shkuar ishte i huazuar te skuadra italiane, Roma.