Barcelona raportohet se ka vënë në dispozicion për largim Arda Turanin, Aleix Vidalin dhe Thomas Vermaelenin.
Sipas “Sport”, klubi është i gatshëm t’i shesë të tre futbollistët në afatin kalimtar të janarit.
Turan dhe Vermaelen nuk janë shfrytëzuar thuajse fare në formacionin e Ernesto Valverdes sivjet.