Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi nga MLS e dëshiron në radhët e veta yllin e Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan është në bisedime me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire, raporton Daily Mail.

30 vjeçari nuk është paraqitur në asnjë ndeshje për Blaugranët në këtë sezon, dhe klubi katalunas dëshiron largimin e tij, transmeton Koha.net.

Turan te Chicago mund të bashkohet me yllin gjerman Bastian Schweinsteiger, që u transferua në sezonin e kaluar për 4.5 milionë dollarë.