Bastian Schweinsteiger është larguar nga Manchester Unitedit për t’u transferuar te Chicago Fire në ligën MLS të Amerikës.
Transferimin e tij e ka konfirmuar klubi amerikan, me veteranin gjerman që pritet të bashkohet me ekipin në javën e ardhshme, pasi ka nënshkruar kontratë me të cilën do të përfitojë 4.5 milionë dollarë, raporton Chicago Tribune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë tërë karrierës sime, kam kërkuar mundësi ku mund të kem ndikim pozitiv për të bërë diçka të madhe”, ka thënë Schweinsteiger në një deklaratë të publikuar në Tribune.
“Kalimi im te Chicago Fire nuk ka dallim. Gjatë bisedës me [menaxherin gjeneral Nelson Rodriguez] dhe Paunon, jam i bindur me vizionin e klubit dhe filozofinë e këtij klubi”, ka shtuar gjermani.