Barcelona është optimiste se Arda Turan do të largohet nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar të verës në Turqi.
30-vjeçari nuk dëshirohet më në klubin katalonas dhe sipas “Mundo Deportivo”, Galatasaray ka shprehur dëshirën qa ta rikthejë në skuadër futbollistin e njohur.
Afati kalimtar në Turqi nuk mbyllet deri të premten në mbrëmje duke i dhënë kohë Barcelonës që të gjejë rrugën për largimin e ish-anëtarit të Atletico Madridit.
Turan kaloi dy sezonet e fundit te Barça duke shënuar 15 gola në 55 ndeshje dhe ka kontratë me klubin deri më 2020.
Artikuj të ngjashëm