Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça 90 milionë euro për Greizmannin

Pas largimit të Neymar dhe dështimit të pranuar në heshtje me blerjen e Dembele nga Dortmund, kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për Antoine Griezmann.

Sipas raportimeve të mediave katalanase klubi kërkon një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm dhe identikiti më i përshtatshëm është ai i sulmuesit francez të Atletico Madrid. Barcelona është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për sulmuesin shtatshkurtër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Griezmann është në shënjestër nga shumë skuadra prej kohësh, edhe pse ai me vullnetin e tij i ka refuzuar largimin nga Madridi, transmeton tch.

Më e qartë kjo gjë ka qenë në verën që lamë pas, kur ai kishte arritur një parakontratë me Manchester United, por duke parë vështirësitë e Atletico Madrid, që nuk mund të kryente dot merkato, pranoi qëndrimin në Madrid.