Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se holandezi nuk është i kënaqur me situatën e tij tek ekipi spanjoll.
Me transferimin e Pierre Emerick – Aubameyangut, Depay e ka humbur vendin e titullarit te Barça.
Trajneri Xavi Hernandez preferon Aubameyangun para sulmuesit Depay. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer 28-vjeçarit që ka kërkuar tashmë largimin në fund të sezonit.
Interesim për Depayn kanë shprehur Juventusi, Inter e Milani.
Artikuj të ngjashëm