Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli mund të rikthehet në Premier League

Presidenti i Adana Demirsporit ka bërë të ditur se Newcastle United është në mesin e skuadrave të interesuara për Mario Balotellin që ka klauzolë lirimi të përfshirë në kontratën e tij.

Italiani iu bashkua skuadrës turke si lojtar i lirë në verë dhe ka shënuar tetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Vincenzo Montella.

Ish-futbollisti i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt, do të jetë pa kontratë në qershor të vitit 2024 dhe ëndërron rikthimin në Përfaqësuesen e Italisë për plejofin e Kupës së Botës në muajin mars.

“Një skuadër arabe ka bërë ofertë për Balotellin, e kemi refuzuar dhe kemi thënë që nuk duam ta shesim atë. Newcastle United po e konsideron transferimin e Balotellit, por ende nuk kanë bërë ofertë”, ka thënë presidenti i skuadrës, Murat Sancak, që ka vlerësuar se çmimi i tij minimal është 10 milionë euro.

Balotelli ka shënuar 21 gola në 70 ndeshje të Premier Leagues, dhe 52 gola në 141 ballafaqime në Serie A.

Ka luajtur 36 herë me Italinë dhe ka realizuar 14 herë.