Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli arrin marrëveshje personale me Sionin

Sulmuesi Mario Balotelli ka arritur marrëveshje personale me Sionin dhe po pret që ekipi zviceran ta bind Adana Demirsporin për transferimin e tij.

Kështu, ka raportuar të enjten “Football-Italia”. Bëhet e ditur se Balotelli ka pranuar kushtet e ofruara nga Sioni, ekip me të cilin do të firmos kontratë tri vjeçare nëse arrihet marrëveshja me skuadrën turke.

Adana Demirspor është e gatshme ta lë të lirë Balotellin, por për një dëmshpërblim rreth tre milionë euro. Balotelli iu bashkua vitin e shkuar Adana Demirsporit nga Monza dhe pati një sezon fantastik në Turqi, duke shënuar 19 gola dhe asistuar gjashtë herë në 33 ndeshje. Ai me ekipin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2024.