Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli mund të transferohet te Sioni

Presidenti i Sionit, Christian Constantin, ka konfirmuar se klubi i tij është në bisedime me Mario Balotellin.

Sulmuesi italian ka kontratë me skuadrën turke Adana Demirspor deri në vitin 2024, por largimi i tij është shumë afër.

Për ish-sulmuesin e Interit, Milanit dhe Liverpoolit, interesim ka shprehur edhe Valencia që drejtohet nga Gennaro Gattuso.

“Është e vërtetë. Kemi qenë në bisedime tash e disa javë. Është e pamundur të parashikohet shansi për transferimin e tij. Kemi dashur që të mbetet sekret, por informata është përhapur në Itali tashmë. Është një sinjal që ka interesim nga të dyja palët”, theksoi ai.

Balotelli shënoi 18 gola në 31 paraqitje për skuadrën e elitës së futbollit të Turqisë sezonin e kaluar.

52 gola i ka realizuar në 141 ndeshje sa ishte pjesë e skuadrave të Interit, Milanit dhe Brescias.

Sezoni i fundit i tij në Itali ishte në Serie B me Monzan. Shënoi gjashtë gola në 14 paraqitje në edicionin 2020/21.

31-vjeçari, po ashtu, ka bërë karrierë edhe me Nicen e Manchester Cityn.

Sioni bën gara në Superligën e Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm