Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli transferohet te Sioni

Sulmuesi italian Mario Balotelli është larguar nga Turqia për ta vazhduar karrierën në Superligën e Zvicrës. Balotelli të mërkurën mbrëma është prezantuar te skuadra e Sionit.

Ai me ekipin zviceran ka firmosur kontratë dyvjeçare. Te Sioni, Balotelli është transferuar nga Adana Demirspori, ekip ku sezonin e shkuar tregoi formë të mirë.

32-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist, pasi ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha të Evropës, si Inter, Manchester City, Liverpool e Milan.